Lajme
Koronavirusi në Shqipëri, një i vdekur dhe 21 raste të reja në 24 orët e fundit

Një person me COVID-19 ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e ka fituar një qytetar nga Tirana, 77 vjeç”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit edhe 21 persona kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 2807 testime të kryera.
Janë shëruar edhe 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët gjashtë pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (28 Maj 2021)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 41
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,807
Testime totale 712,271
Raste pozitive 132,285
Raste të shëruara 129,097
Raste Aktive 740
Humbje jete 2,448
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 343
Korçë 91
Shkodër 82
Vlorë 40
Elbasan 36
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 27
Fier 18
Kukës 11
Durrës 16
Dibër 4
.





















