Lajme
Kokainë, kanabis, armë/ 4 të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

Policia e tiranës ka vënë në pranga 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
31 vjeçari kapet me armë dhe kanabis
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. B., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë gjysëm automatike dhe me një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës të këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi.
Fundoset 37 vjeçari, kapet me kokainë
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.
Në pranga dy drejtues mjetesh
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit A. G., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Gazeta SHQIP




















