Lajme
Koalicioni ASH-AA: Në Aerodrom – lule, në Çair mure!

Barrikada të reja betoni i janë shtuar prej mbrëmë bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit. Por koaliaconi Aleanca për Shqiptarët edhe Alternativa akuzuan Kreun e Shkupit Petre Shilegov dhe kryetarin e Çairit Visar Ganiun, se po vazhdojnbë të ndërtojnë “Murin e Turpit” që po u zë frymën qytetarëve. Kërkojnë që në vend të bëtonit i cili simbolizon dhunën, të mbjellen lule dhe të ketë gjelbërim si në komunat tjera në Shkup.
“Koalicioni ASH dhe Aletrnativa I bën thirrje Kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, që të heqë beton nga Cairi dhe të ofrojë zgjidhje tjetër. Në të kundërtën, sapo ta fitojmë Komunën e Cairiti në vjeshtë, gjëja e parë që do ta bëjmë është ta çlirojmë Çairin nga betoni dhe në vënd të murit që është symbol i dhunës, poshtërimit dhe burgut, të ofrojmë zgjidhje me gjelbërim dhe zbukurim, siç i ka hije komunës që edhe emrin e ka në asociacion me gjelbërim.”, thonë nga koaliaconi Aleanca për Shqiptarët edhe Alternativa.
Autoritetet komunale thonë se vendosja e këtyre barrikadave mundëson lehtësimin e lëvizjes për këmbësorët dhe makinat dhe konstribuon në dhënie fund të kaosit në trafik në këtë pjesë të qytetit. Kreu I komunës Visar Ganiu, sqaroi në profilin e tij në Facebook, se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e projektit për autobusët e shpejtë, të cilin para disa ditëve e paralajmëroi Qyteti i Shkupit.



















