Connect with us

SKENA

Kirurgia plastike zbulon ndërhyrjen që kanë bërë vajzat e ‘Për’puthen’

Publikuar

Konkurrentet e “Për’puthen” kanë ndryshuar vazhdimisht pamje, që nga momenti që janë bërë personazhe publike.

Për ndryshimet kanë ndikuar edhe ndërhyrjet estetike.

Doktoresha kirurge Senera Hoxha tregon se çfarë kanë ndryshuar vajzat.

Antonela është pacientja e saj.

Senera tregoi se “Antonela ka bërë disa gjëra të vogla mirëmbajtëse, ri harmonizim të mollëzave, që profili i saj të dukej më bukur”.

Për Ledianën, ai thotë se “ka bërë mbushje te rrudhat midis hundës dhe gojës, mbushje të buzëve”.

Ndërsa ndryshimin e flokëve të konkurrentes, me një model të ri me kaçurrela dhe ngjyrë më të hapur, e komenton si “pasiguri, nuk e di se çfarë i pëlqen Mevlanit, më duket si kopje e Antonelës”.

Ajo tha se Sindi ka ndryshuar vetëm mënyrën si ka bërë “make up”.

Doktoresha shtoi se Melisa ka ndërhyrë në buzë.

Ndërsa Tea është vajza me ndryshimin më drastik.

Senera thotë se ndërhyrja që ka bërë për dobësim ka ndikuar shumë, por, “duket që ka bërë ‘photoshop’ në fotot e fundit.

Detajet mbi konkurrentet e “Për’puthen”, doktoresha i dha në “Shqipëria live”, ku ishte sot e ftuar rreth kësaj teme./a.m/NOA.al

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK