Connect with us

Lajme

Këngëtari i njohur shqiptar revoltohet me “Për’puthen”, ka një kërkesë për kryeministrin

Published

on

Disa konkurrentë të “Për’puthen” kanë përdorur famën e tyre nga emisioni për t’u përfshirë në tregun muzikor, pavarësisht nëse kanë apo jo talent për këndim.

Nga fama e emisionit ata arritën të marrin mijëra e miliona klikime në këngët e tyre, të fundit që kanë nxjerrë këngë janë Luljeta dhe Ndriçimi nga “Për’puthen +40”, të dy ata publikuan këngën me titull “S’ta jap”, që nga një pjesë e publikut nuk u prit mirë, përveç mungesës së talentit të tyre, kënga u kritikua edhe për tekstin e saj të dobët e shumë ba.nal.

Një pjesë e percjellesve kanë justifikuar këngën me faktin se Luljeta e Ndriçimi e kanë bërë thjesht për të plotësuar dëshirat e tyre dhe jo për t’u përfshirë në muzikë.

Së fundmi, Elgit Doda ka reaguar i revoltuar për këngën e fundit të dyshes së “Për’puthen +40”, ai ka postuar një pjesë të këngës në llogarinë e tij në “Instagram” dhe duke shkruar:

Degjenerimi ka kaluar kufijtë, Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.

Ndërsa, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi ditën e djeshme ka publikuar këngën e saj të dytë, derisa ka theksuar se do të merret me muzikë profesionalisht.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com