Connect with us

Ndryshe

Katër fëmijë me nevoja të veçanta e kanë mbajtur gjithë Ramazanin, tha Shpend Salija

Publikuar

Kryetari i organizatës “Bashkarisht Mundemi” Shpend Salija, i ftuar në emisionin Pastel në TV21, ka folur rreth aktiviteteve të kësaj shoqate për festën e Bajramit. “Bashkarisht Mundemi” ka shpërndarë çdo ditë iftare për 27 familje, që kanë fëmijë me nevoja të veçanta. Për nesër plaifikohet që të shperndahen edhe ëmbëlsira dhe rrobat e reja që janë blerë për këta fëmijë.

Gjatë bisedës Shpend Salija tha se katër nga fëmijët edhe pse me pengesa fizike ose në zhvillim, kanë agjëruar komplet Ramazanin.

“Katër fëmijë me dëshirë kanë mbajtur Ramazan, njëri ndër ta është Labinoti, i cili tashmë tetë vite agjeron. Kur këta fëmijë apo persona munden, çfarë kemi në që nuk agjërojmë”- ka deklaruar Salija.

NA NDIQ NË FACEBOOK