Connect with us

Sport

Kategoria Superiore U-19 / Vllaznia & Teuta, ekipet kampione të Grupeve A dhe B!

Published

on

Kategoria Superiore e moshës U-19 ka hyrë në fazën më të nxehtë, teksa ka shpallur këtë javë ekipet kampione në të dyja grupet. Të hënën, Vllaznia u shpall kampione e Grupit A të kampionatit të moshës U-19 pasi e mbylli sezonin e rregullt me 44 pikë pas 27 javësh. Ekipi shkodran mundi në javën e fundit Dinamon me rezultatin 3-1 në ndeshjen e luajtur në fushën sportive të Arbanës, duke siguruar kështu zyrtarisht vendin e parë.

Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të kësaj ndeshjeje, legjenda e futbollit shqiptar Sulejman Demollari i dorëzoi trofeun lojtarëve të Vllaznisë. Po të hënën Teuta u shpall kampione në Grupin B të Kategorisë Superiore U-19, duke e mbyllur sezonin e rregullt me 38 pikë pas 27 javësh. Ekipi durrsak, që e kishte siguruar qysh një javë më parë kreun, mori trofeun nga ish-trajneri i mirënjohur Sulejman Mema në ceremoninë e zhvilluar në fund të ndeshjes ndaj Akademisë së Futbollit.

Këtë fundjavë do të nisë edhe faza play-off e Kategorisë Superiore U-19, që do të përcaktojë më pas edhe ekipin kampion të Shqipërisë në këtë grup-moshë. Në këtë fazë do të marrin pjesë 8 ekipet e renditura në 4 vendet e para të dy grupeve respektive.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com