Connect with us

Shëndetësi

Kanabisi si terapi kundër migrenës

Publikuar

Ka nisur në SHBA testimi i parë i efekteve të kanabisit kundër migrenës. Qëllimi është të verifikohet shkencërisht efikasiteti i kanabisit si terapi kundër këtij shqetësimi, që prek jo pak por 14% të popullsisë botërore.

Kjo substancë është përdorur që në antikitet nga njerëzimi, por deri më sot nuk ka patur studime të mirëfillta e të organizuara. Universiteti i San Diegos ka bërë të ditur se do të nisë kërkimet dhe trajtimet me dy principet aktive të kanabisit apo me kombinime të tyre. Deri më tani janë 20 vullnetarë, ndërkohë që në fazën përfundimtare të trajtimeve do të arrijnë në 90.

Kërkuesit theksojnë se shumë pacientë, që vuajnë prej vitesh nga migrena, kanë përdorur këtë substancë kundër simptomave dhe dhimbjeve, transmeton klannews. Por mungesa e të dhënave shkencore është bërë tashmë e domosdoshme, për të vërtetuar funksionimin e substancës ose jo.

Ndërkohë që pak ditë më parë një studim tjetër, ka vërtetuar se principi aktiv i extasy mund të kurojë simptomat e shqetësimit nga stresi post traumatik i kombinuar me psikoterapinë.

The post Kanabisi si terapi kundër migrenës appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK