SKENA
Jave e nxehte na pret ne Përputhen / Ana Kauri paralajmeron…

Prej ditës së hënë fillon Përputhen Reunion, ndërsa në rrjet veçmë kanë filluar hamendësimet dhe debatet se çka mund të pritet. Do të jenë 6 ditë interesante me plotë debate, sfida, rrëfime, përballje, pajtime e të ngjashme. Këtë e paralajmëroi Olsa Muhameti, por edhe vetë produksioni i Përputhen.
Ana Kauri, njëra nga protagonistet jo pak të përfolura gjatë javëve të Përputhen, ka bërë një paralajmërim interesant në Instagram. Siç duket Ana do të jetë pjesë e këtyre gjashtë ditëve të “ribashkimit” të konkurentëve të emisionit më të ndjekur në muajt e fundit.
“Të gjitha do të thuhen këtë javë”, ka shkruar Ana Kauri, sikur do të paralajmërojë ndonjë përballje interesante.
Por për çfarë e ka fjalën Ana? Kujt çka do i thotë? A ka ndonjë mesazh special për dikë? Përgjigjet do i marrim gjatë kësaj jave, që sipas paralajmërimeve pritet të jetë e stërngarkuar dhe do të na dhurojë spektakël të paparë./in7.tv/















