Connect with us

Lajme

Instituti Arbën Xhaferi publikon raportin për personat me nevoja të veçanta

Publikuar

Ky raport paraqet një hulumtim të shkurtër rreth gjendjes së personave me nevoja të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të pushtetit lokal, në këtë raport janë hulumtuar 4 komuna, prej të cilave vetëm 2 i janë përgjigjur kërkesës tonë për të dhënat rreth numrit të personave me nevoja të kufizuara të punësuar nëpër këto komuna dhe pozitës së tyre, të dhëna të cilat janë të karakterit publik.

Instituti Arbën Xhaferi funksionon në Maqedoni prej muajit Gusht të vitit 2020, ndërsa deri tani ka kryer një sërë hulumtimesh, analizash, ndërsa ka realizuar me sukses edhe debate publike. Më i suksesshmi ai për personat pa shtetësi, që i parapriu diskutimeve dhe debatit politik në Kuvendin e Maqedonisë seë Veriut, të cilat më pas rezultuan me sjelljen e Ligjit për Shtetësi.

RAPORTI I PLOTË

NA NDIQ NË FACEBOOK