Connect with us

Bota

India bën thirrje të hiqet referimi “varianti indian”

Publikuar

Qeveria e Indisë ka udhëzuar kompanitë e medieve sociale të heqin çdo përmbajtje që i referohet me “varianti indian”, variantit të ri të COVID-19, që ishte shfaqur për herë të parë në Indi.

Ministria e IT tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e emërtuan variantin “B.1.617” dhe çdo referencë për “Indian” është e gabuar, shkruan BBC, përcjell KlanKosova.tv

Termat gjeografikë janë përdorur për të përshkruar një numër variantesh të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazilin.

India është goditur rëndë nga varianti i ri që nga fundi i marsit dhe tani është vendi i dyti pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i përket infeksioneve të përgjithshme, me më shumë se 26 milionë raste, sipas hulumtimit të Universitetit “Johns Hopkins”.

The post India bën thirrje të hiqet referimi “varianti indian” appeared first on Klan Kosova.