Connect with us

Sport

Ifantino, mesazh klubeve “rebele”: Jemi krah UEFA-s, klubet të vuajnë pasojat

Published

on

Ganni Infantino, president i FIFA-s, në një intervistë të gjatë për prestigjiozen spanjolle AS, e bëri të qartë pozicionin e institucionit që ai drejton në lidhje me zhvillimet e fundit të të ashtuquajturës Superligë e Europës. Ai theksoi se si president i FIFA-s, përgjegjësia e tij është të mbrojë të gjithë futbollin kudo.

“Ne mbështesim UEFA-n në qëndrimin kategorik dhe refuzues ndaj Superligës. Jemi kundër dhe do të kundërshtojmë gjithmonë çdo garë që nuk është pjesë e strukturës ndërkombëtare të futbollit dhe që kërcënon unitetin dhe solidaritetin, i cili duhet të ekzistojë gjithmonë në piramidën e futbollit, e cila lidh futbollin bazë dhe atë amator me protagonistët e këtij sporti. Duke thënë këtë, është gjithashtu detyrimi im të ndërmjetësoj midis palëve në mënyrë që të fillojë një dialog i thellë dhe konstruktiv në kërkim të zgjidhjeve pozitive. Ne duhet t’i trajtojmë së bashku problemet e futbollit”.

Infantino më pas u përqendrua në sanksionet e mundshme për klubet që filluan projektin.

 “Ekzistojnë mekanizma kontrolli që garantojnë solidaritet në mënyrë që ekipet më pak të privilegjuara të mund të përfitojnë, qoftë edhe pjesërisht, nga suksesi dhe popullariteti. Sa u përket sanksioneve, ka organe kompetente dhe të pavarura që do të analizojnë se çfarë mund dhe duhet të bëhet në lidhje me këto klube, kështu që nuk është detyra ime të flas për to. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që përjashtohen sanksionet në nivel kombëtar, kontinental ose global. E thashë një herë dhe po e përsëris, tani, qartë: klubet ose të jenë pjesë e strukturave të futbollit ose të duhet të përballen me pasojat.”

Futbolli, thekson Infantino, e ka bazën te tifozët.

“Ata duhet të jenë në qendër të gjithçkaje që bëjmë. Pa tifozët dhe pasionin e tyre, futbolli nuk do të ishte ai që është, dhe ne duhet ta mbajmë këtë në mendje. Futbolli është dhe duhet të jetë në thelb për tifozët dhe ne duhet të gjejmë mënyra për të mbrojtur interesat e tyre. Investimet në futboll janë të mirëseardhura, por për sa kohë ato janë transparente dhe ka mekanizma kontrolli që sigurojnë një ekuilibër konkurrues, si dhe një sektor të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com