Connect with us

Kosovë

Hoxhë Shefqet Krasniqi paditë për shpifje ndaj tij, dy mediume kosovare

Publikuar

Hoxha dhe imami i njohur Shefqet Krasniqi i ka paditur dy mediume kosovare, me pretendimin se kanë shpifur ndaj tij.

Bëhet fjalë për portalet: ‘Gazeta Blic’ dhe ‘Gazeta Metro’; të cilat, sipas avokatit Asdren Bytyqi, i cili e përfaqëson imamin Krasniqi, e kanë keq-cituar hoxhën në fjalë.

Krasniqi, i cili mori vëmendje mediatike pas një interviste të dhënë për emisionin ‘Debat Plus me Ermal Pandurin, i datës 13.04.2021, ndër të tjera ka folur për raportet burrë, grua, dhe për të drejtat e kësaj të fundit, nga perspektiva islame.

“Megjithatë ajo çka është e përgjithshme në kuzhinë është se kuzhina është e grave”, sipas avokatit, është keqpërdorur.

Në të dy paditë, avokati Bytyqi, jep shpjegime të hollësishme, nëpërmjet të cilave evidentohet keqcitimi, përkatësisht shpifja. “Ky absurt logjik, kronologjik dhe mediatik, vë në pah nivelin e ulët profesional dhe intelektual të autorit të këtij lajmi” – thuhet ndër të tjera, në njërën prej padive.

Për më shumë, aty thuhet se:

“Paditësi është cenuar rendë në aspektin e personalitetit, të drejtave, aspektin moral, shpirtëror, familjar, shoqëror, kolegjial, publik, nga shpifjet e pamatura, publike dhe te rënda të të paditurit ne drejtim të paditësit, duke shtrembëruar dhe nxjerrur tituj megalomanë shpifës sikurse “Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”, nga deklarata e dhënë në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dugagjini, me datë 13.04.2021.”

Sipas avokatit Bytyqi, paditë veç janë dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por nuk dihet se kur do të ftohen palët, përkatësisht kur do të fillojë procesi gjyqësor.

Lajme30 minutes ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni2 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri2 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme3 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni4 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri4 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme5 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë5 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni5 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK