Lajme
Hoxha: Nuk duhemi politikisht me BDI-në, por proceset duhet të ecin përpara

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në Maqedoninë e Veriut, Arjanit Hoxha, njëherit edhe sekretar gjeneral i Lëvizjes BESA, ka folur edhe rreth marrëdhënieve me BDI-në, në një intervistë për Arbresh.info, duke e ditur se partia e tij ka qenë një kundërshtare e ashpër me BDI-në.
“Ndoshta ne s’mund të duhemi politikisht, por do të mësohemi që bashkërisht ti zhvillojmë proceset politike. E dinë të gjithë që ne jemi kundërshtar me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), por çështjet që janë në interes të qytetarëve arrijmë t’i tejkalojmë si vështirësi dhe në asnjë moment s’do të lejojmë të pësojnë qytetarët”, u shpreh Hoxha.
Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në Maqedoninë Veriore, Arjanit Hoxha, ka thënë se synojë që edhe me Kosovën të fillojnë bashkëpunimin, ashtu sikur që e kanë me Shqipërinë për projekte të përbashkëta.
Ai thotë se me autoritetet e Kosovës kanë komunikim zyrtarë, por që për shkak të proceseve zgjedhore nuk kanë mundur të zhvillojnë takime.
Hoxha në një intervistë ekskluzive për Arbresh.info, është shprehur se takimet do të ndodhin së shpejti për të diskutuar për bashkëpunimin duke përfshirë edhe tregtinë e lirë.
“Më Shqipërinë kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë në disa projekte. Kemi pasur edhe memorandum bashkëpunimi. Më Kosovën kemi komunikim oficial por shkaku i proceseve zgjedhore s’kemi pasur takim, besoj që do të kemi takim shumë shpejt dhe do të diskutojmë për bashkëpunime tona qoftë edhe ne tregti të lirë”, ka thënë ai.
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si një ndër dikasteret më të rëndësishme udhëhiqet për herë të dytë nga shqiptarët në Maqedoni.
E sado që është privilegj që një ministri e rëndësishme të udhëhiqet nga një shqiptarë është edhe aq sfidues thotë Ministri Arjanit Hoxha, që vije nga Lëvizja Besa.
Hoxha ka treguar diskriminimet që shqiptaret kanë pasur deri tash në këtë sektor në Maqedoninë Veriore.
“Për mu është një sfidë por edhe krenari pasi ka shumë punë për tu bërë në këtë ministri e në veçanti tekë banoret shqiptarë. Diskriminimi që ka ardhuri nga garniturat e kaluara ka qenë në mos informacione nga ana e bujqve shqiptarë dhe tash po mundohemi ti informojmë të gjithë bujqit për definicionet që mund ti kenë në sferën e bujqësisë qoftë për subvencione apo granteve të ndryshme”, thotë Hoxha.
Duke pasur parasysh që shqiptarët në shtetin Maqedoni kanë qenë për vite të diskriminuar si komunitete, duket që ndikim për këtë kanë pasur edhe mos unifikim të partive shqiptare në këtë shtet.
Sipas Hoxhes që njëherë është dhe sekretarë i partisë BESA, gjerat tash kanë filluar të përmirësohen.















