SKENA
“Harron” vajzat e “Për’puthen”, Riniani nis një lidhje të re me…

Hyri në “Për’puthen” për të gjetur dashurinë, por Rinian Leka e gjeti partneren pikërisht kur u largua nga programi.
Ish-konkurrenti ka nisur një romancë të re jashtë emisionit.
Këtë e ka konfirmuar vetë ai, i ftuar sonte në “Shqipëria Live”, ku zbuloi se një vajzë i ka marr zemrën.
Vajza në fjalë nuk ka lidhje me “Për’puthen”, sepse me të është njohur pasi la emisionin.
“Zemra ka rifilluar të rr.ahë.
Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë.

Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in.
Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai duke mos zbuluar më shumë mbi identitetin e saj.
















