Lajme
Gostivari një fushëbetejë e nxehtë në lokale, Zendeli nga Besa ndez motorët

Zgjedhjet lokale në Komunën e Gostviarit pritet të jenë një fushëbetejë e nxehtë në garën për të parin e kësaj komune që do të mbahet në muajin tetor, shkruan Zyrtare.net
Pos koalcionit opoziar dhe BDI-së, garës së nxehtë për të parin e kësaj komune do ti hyjë edhe Lëvizja Besa.
Jo zyrtarisht Zyrtare.net mëson se Besa në këtë komunë pritet të garoj me deputetin e saj Fadil Zendeli, njëherit edhe nënkryetar i parlamentit të RMV-së. Madje siç duket ky i fundit e ka filluar fushatën e zgjedhjeve. Në rrjetet sociale sonte janë shpërndarë fotografi të deputetit Zendeli në takim me qytetarët e Gostivarit.
Edhe përkundër emrave që tashmë janë përfolur disa herë, deri më tani kujtojmë që asnjëra nga partitë nuk ka njoftuar kandidaturë zyrtare. /Zyrtare.net/















