Lajme
Gjykata vendos: Mijallkov nuk del prej paraburgimit

Sasho Mijallkov mbetet në paraburgim në burgun e Shutkës, shkruan Alsat.
Gjykata Themelore Penale njofton se Këshilli Gjyqësor ka vendosur që të refuzojë rekomandimin e Prokurorisë për mbrojtje në liri të ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov.
Ndryshe, Prokuroria Publike dje rekomandoi që Mijallkov të mbrohet në liri për rastin “Thesari”, pasi i njëjti kishte ofruar garanci prej rreth 10.8 milion eurove.
















