Shëndetësi
Gjinekologët e QKUK-së kryejnë një operacion të rëndë

Gjinekologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e anesteziologëve, kanë kryer një operacion të rrallë të karcinomës së dyanshme të ovareve, Stadi II, tek një paciente e moshës 38 vjeçare.
Bëhet e ditur se ky është njëri ndër tumoret malinjë më të shpeshta të gjinisë femërore, e që nëse identifikohet me kohë, suksesi përmes operacionit është shumë më i lartë. Pacientja do të vazhdojë edhe për disa ditë trajtimin në këtë klinikë, transmeton Klan Kosova.
The post Gjinekologët e QKUK-së kryejnë një operacion të rëndë appeared first on Klan Kosova.




















