Connect with us

Shëndetësi

G7-ës i kërkohet të dhurojë furnizime ‘emergjente’ për skemën e ndarjes së vaksinave

Publikuar

Kreu i UNICEF-it i ka kërkuar sot vendeve të grupit G7 që të dhurojnë furnizime në skemën e shpërndarjes së vaksinave COVAX si masë emergjentë për të adresuar mungesën pas pengesave nga eksportet indiane të vaksinave.

India ka frenuar eksportet e vaksinës AstraZeneca të cilat janë krijuar nga Instituti i Serumit, i cili kishte marrë premtime nga COVAX, që të përdoret nga vendi pasi po luftohet me një valë të dytë masive të infeksioneve, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

UNICEF, e cila është e ngarkuar me furnizimin e vaksinave të koronavirusit përmes COVAX, ka vlerësuar mungesën e furnizimit me 140 milionë doza në fund të majit dhe rreth 190 milion në fund të qershorit.

Ndërsa, udhëheqësit e G7 përgatiten të takohen në Britani muajin e ardhshëm, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë denoncoi “katastrofën morale” të pabarazisë së vaksinave, duke u kërkuar vendeve të pasura të dhurojnë doza në vend që t’i përdorin ato për fëmijët që janë më pak të prekshëm nga sëmundjet e rënda.

Sipas kërkimeve të reja nga kompania shkencore e informacionit dhe analitikës Airfinity u bë e ditur se vendet e G7 mund të dhurojnë rreth 153 milion doza nëse ndajnë vetëm 20% të furnizimit të tyre që kanë në dispozicion gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, transmeton Klan Kosova.

COVAX, i drejtuar nga OBSH dhe aleanca e vaksinave GAVI, mbështetet shumë në qëllimin e AstraZeneca, i cili përbën pjesën më të madhe të vaksinave të destinuara për shpërndarje të hershme, derisa kërkohet që gjatë këtij viti të sigurohen 2 miliardë doza.

The post G7-ës i kërkohet të dhurojë furnizime ‘emergjente’ për skemën e ndarjes së vaksinave appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK