Connect with us

Sport

Futbollistët e Italisë i nënshtrohen vaksinimit, në listë mungon Zaniolo

Published

on

Në pritje të përfundimit të kampionatit, Kombëtarja Italiane po përgatitet për Euro 2020-ën dhe sot pritet që një listë me 35 futbollistë t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit ndaj koronavirusit.

Trajneri Roberto Mancini ka hartuar një listë paraprake me 35 futbollistë, të cilët do të marrin dozën e parë të vaksinës Pfizer në klinikat Spallanzani në Romë ose Humanitas në Milano, ndërsa tre javë më vonë do të paraqiten sërish për dozën e dytë.

Në listën paraprake të hartuar nga Roberto Mancini nuk figuron emri i fantazistit të Romës, Nicolo Zaniolo, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij me përfaqësuesen e kaltër këtë verë.

Sipas marrëveshjes, vaksinimit i janë nënshtruar vetëm futbollistët e kombëtares dhe jo stafi teknik, ndërsa Italia pritet të nisë grumbullimin paraprak më 24 maj në Sardenjë, ku do të luajë edhe një miqësore ndaj San Marinos më datën 28 po në Cagliari.

Më pas lojtarët do të kenë tri ditë pushim për të qëndruar me familjet e tyre dhe 26 të përzgjedhurit e listës finale do të vihen sërish nën urdhrat e Mancinit më 1 qershor, në grumbullimin zyrtar në Coverciano.

Kujtojmë që Kampionati Europian do të startojë më 11 qershor me sfidën hapëse Itali-Turqi, që do të mbahet në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku është dhënë miratimi edhe për praninë e tifozëve, ndonëse jo me kapacitet të plotë.

Advertisement


Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com