Lajme
Fitër Bajrami, qytetarët bëhen gati për festën

Me qese në dorë. Dikush blen ëmbëlsira, e dikush po merr rrobat e reja. Kjo është atmosfera e Bajramit në Çarshinë e vjetër dhe Tregun e Bit Pazarit në Shkup. Për dallim prej vitit të kaluar, këtë vit masat restriktive do të jenë më të buta për këtë Bajram. Kjo ka bërë që edhe frekuentimi i qytetarëve në treg të jetë më i lartë
Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se ky Bajram do të jetë më i mirë se ai i vitit të kaluar. Megjithatë thonë se çmimet në treg janë shumë të larta dhe të papërballueshme për to.
“Po kemi dale për tu përgadit për Bajram. Tash po dojmë me marr llokuma këtu te kjo shitorja. Çmimet të shtrenjta shumë. Shija e Bajramit sivjet është pak më e mirë”
“Jo unë jam përgadit më herët se tani po bëhet shumë rrëmujë. Atmoisfera lështë e njejtë sikur bajrameve tjera, por sivjet duket se nuk ka aq shumë njerëz në çarshi, më shumë ka nëpër qendra tregtare”
“Po kemi bërë ppërgaditjet. Nuk do të ketë orë policore, ashtu që mir është”
“Për Bajram shumë rëndë, shumë shtrenjt çmimet” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Fitër Bajrami megjithatë nuk k a të bëjë me blerjet por me aktin e dhurimit. Dhënia e Fitrave për familjet në nevojë ose fëmijëve jetimë që nuk kanë mundësi të ulen në një tryezë për të festuar, është një vepër që na siguron se edhe të tjerët do të festojnë si ne.
Kjo festë ka një rëndësi të veçantë, pasi u jep besimtarëve mundësinë të krijojnë lidhje me Zotin dhe me njëri-tjetrin.
Prandaj, që pas faljes së mëngjesit, shkëmbehen vizita mes të afërmve. Gjatë vizitave sivjet, kujtohuni se ende jemi në kushte të një krize shëndetësore e kujdesi nesër, do të na mundësojë që festën ta shijojmë edhe në ditët në vazhdim. (TVM2)
















