Connect with us

Shëndetësi

Fakte të rëndësishme për diabetin

Publikuar

Diabeti është një sëmundje që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Kjo sëmundje mund të çojë në komplikime serioze: si verbëri, dëmtim të veshkëve, sëmundjeve kardiovaskulare e deri të vdekja e parakohshme.

Në të gjithë botën, numri i njerëzve që jetojnë me sëmundjen e diabetit është i madh, derisa në SHBA  diabeti është shkaku i tetë kryesor i vdekjeve, sipas të dhënave të përkohshme nga Sistemi Kombëtar i Statistikave Vitalike.

Ekzistojnë disa lloje të diabetit: Tipi 1, Tipi 2 dhe diabeti gestacional.

Paradiabeti ndodh kur nivelet e glukozës në gjak janë më të larta se normale, por jo akoma mjaft të larta për t’u diagnostikuar si diabet.

Para zhvillimit të diabetit tip 2, njerëzit pothuajse gjithmonë kanë prediabet. Hulumtimet kanë treguar se disa dëmtime afatgjata të trupit mund të ndodhin gjatë prediabetit ose tipi 1.

Diabeti tip 1 zhvillohet kur sistemi imunitar i trupit shkatërron qelizat beta pankreatike, të vetmet qeliza në trup që prodhojnë insulinë. Kjo formë e diabetit godet zakonisht fëmijët dhe të rinjtë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Faktorët e rrezikut për diabetin Tipi 1 mund të jenë autoimunë, gjenetikë ose mjedisorë. Nuk ka asnjë mënyrë të njohur për të parandaluar diabetin e tipit 1.

Diabeti tip 2 ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose qelizat nuk e përdorin insulinën siç duhet.

Diabeti tip 2 është forma më e zakonshme e diabetit dhe te të rriturit, përbën rreth 90% deri 95% të të gjitha rasteve të diagnostikuara të diabetit, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

The post Fakte të rëndësishme për diabetin appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK