Connect with us

Ndryshe

Elgit Doda i irrituar ndaj konkurrentëve të ‘Përputhen’ që u bënë këngëtarë (FOTO)

Published

on

Disa prej konkurrentëve të “Përputhen”, kanë shfrytëzuar “famën” që kanë marrë në emision për tu përfshirë në muzikë.Midis tyre edhe Luljeta e Çimi i “Përputhen +40”, të cilët katër ditë më parë nxorën këngën “S’ta jap”, që u komentua shumë në media.

Këngëtari i njohur Elgit Doda reagoi ashpër ndaj prurjeve të reja në tregun muzikor, duke u shprehur se “degjenerimi ka kaluar kufijtë”. Ndërsa me ironi kërkoi kryeministrit Edi Rama, postin e tij “që të sistemojë nja dy gjëra”.

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më lër nja dy ditë kryeministër sa të sistemoj nga dy gjëra,”– shkroi ai në postim në InstaStory. Më pas i kërkoi “Përputhen” që të seleksionojë personat e përfshirë në emision dhe jo të bëjnë pjesë të saj “llumin e shoqërisë”.

“Përputhen a mund të seleksiononi personat që marrin pjesë në emision dhe mos të sillni llumin e shoqërisë që mendon se me një të dalë në TV mund të arrijë gjithçka”, përfundoi Elgit Doda.

FOTO:

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com