Connect with us

OP / ED

Edhe pas 20 viteve Nderim Imami kërkon drejtesi

Published

on

Edhe pas 20 viteve, Nderim Imami vazhdon ta padisë shtetin dhe kërkon që shteti të pranojë gabimin si dhe të dëmshpërblehet për lëndimet trupore, torturën psikike në bazë të certifikatës mjekësore.
Është ky edhe një nga rastet e shumtë të montuar nga ana e policisë maqedonase.

Diku përballë Komunës së Çairit, në vitin 2001 gjendej Ambasada e Republikës së Shqipërisë. Me 2 Maj të vitit 2001 drejt Ambasadës së Shqipërisë u qëllua me armë automatike nga strukturat paramilitare maqedonase dhe për këtë rast tre ditë më vonë me 5 maj arrestua Nderim Imam, i biri i profesorit të nderuar z. Syreja Imami, nën akuzën për gjuajtje me armë zjarri ndaj së njëjtës Ambasadë.
Arsyeja e vetme e dyshimit për arrestimin e tij ishte dëshmia e një dëshmitari okular të rastit i cili gjoja se e paskësh informuar policinë se sulmuesit përdorën një makinë Volkswagen, “Beetle”, me ngjyrë të bardhë. Ndërsa makina që atë natë drejtonte Nderim Imami i shoqëruar nga një shok maqedonas, F. Donesvki, fqinj i tij, ishte po ashtu një Volkswagen “Beetle”, por me ngjyrë të kuqe.
Në çast atyre i vërsulen pjesëtarë të njësisë speciale duke përdor dhunë, ofendime dhe goditje me armët automatike, i nxjerrin nga vetura dhe i dërgojnë në stacionin policor në Butel 1.

Njëri nga inspektorët e policisë, i cili i morri në pyetje me tallje u tha: “Kur dëshmitari okular tha ngjyrë të bardhë, ai donte të thoshte atë të kuqen dhe duke qenë shumë i ngazëllyer, i ka ngatërruar ngjyrat”.
Pas presionit dhe keqtrajtimit në stacionin policor ata i detyrojnë ta nënshkruajnë deklaratën se kinse këta e kanë sulmuar Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, por edhe pse të rinj për nga mosha, duke qenë këmbëngulës asnjëri nga djemtë nuk e nënshkroi deklaratën, me ç’rast nënkuptohet që ka pasuar ushtrimi i torturës psikike dhe dhunës fizike duke u shkaktuar atyre lëndime trupore dhe pasoja. Ky rast ishte një montim dhe kërcënim klasik kundër neve shqiptarëve. Por me qenë se qëlloi që atë natë shoqëruesi në veturën e tij ishte njëri nga fqinjët dhe shok i Nderimit nga familja Doneski, pra me përkatësi jo-shqiptare, kjo e prishi tërë skemën e rastit të montuar.

Pasi i lëshojnë nga stacioni, Nderim Imami shkon në spital dhe pas kontrollit mjekësor me vështirësi iu dha një certifikatë e vlefshme mjekësore për natyrën e lëndimeve trupore.
Për këtë rast është njoftuar edhe Komiteti i Helsinkit, zyra e Avokatit të Popullit që sot e kësaj dite hesht njësoj sikur gjykata, prokuroria dhe policia e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast duhen falënderuar disa persona, familjarë për vizitën që na bënë në shtëpi, po ashtu edhe përfaqësuesi politik i UÇK-s në Shkup z. Daim Hiseni, që mes tjerash tha se ky rast ishte një montim klasik, ku shteti ushtroi presion, kërcënim dhe frike ndaj familjes Imami për shumë arsye te tjera…

NA NDIQ NË FACEBOOK