Connect with us

Lajme

E pazakontë në Sarandë: Një mjet xhip del nga rruga, dhe ngel i varur në anë të rrugës

Publikuar

Një mjet xhip ka dalë nga rruga dhe ka ngelur i varur në anë të rrugës gati për t’u rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Sarandës.

Mjeti është përplasur me makina të parkuara dhe ka përfunduar i varur në buzë të rrugës së tretë ku poshtë saj ndodhej një ndërtesë.
Nga përplasja e mjetit nuk i hapeshin dyert për të nxjerrë drejtuesin i cili ishte një i moshuar, rreth 70 vjec, i identifikuar si Ramadan Pashaj, banor i fshatit Vrinë, bashkia Konispol.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikses që bëri të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga makina i cili u transportua drejt spitalit.
Policia ndodhet akoma në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.

NA NDIQ NË FACEBOOK