Sport
E ardhmja e Low në Turqi, e kërkon Fenerbahce!


Joachim Low sipas të gjitha gjasave do të largohet nga përfaqësuesja në përfundim të Euro 2020, me Loë që do të lërë një punë të nisur 16 vite më parë. Pasuesi i tij te kombëtarja e pancerave dihet dhe do të jetë Hansi Flick ndërkohë që e ardhmja e Low me shumë gjasa do të jetë në Turqi. Trajneri aktual i Gjermanisë kërkohet me ngulm nga Fenerbahce që për momentin po drejtohet nga Emre Belezoglu si trajner i përkohëshëm me ish-mesfushorin që është gjithashtu edhe drejtori sportiv i klubit.61-vjeçari është objektivi i madh i Fenerbahces për stolin dhe mundësitë që Low të transferohet në Stamboll janë të mëdha.





















