Connect with us

Lajme

Dy të vdekur dhe 33 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Publikuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 33 raste të reja.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thuhet se janë shëruar edhe 131 pacientë, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në 132,209 raste, numri total i të shëruarve është 128,732, si dhe të vdekur janë 2,444 persona.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK