Connect with us

Shëndetësi

Doni t’i hiqni nishanet? Ja ç’thotë mjekja e lëkurës!

Publikuar

më

Shumica prej nesh kemi nishane në trup.

Disa i kanë në zona të caktuara të fytyrës dhe identifikohen me to. Madje, nishani mbi buzë është konsideruar edhe si shenjë sensualiteti te një grua, e ajo që njihet më së miri për këtë është modelja Cindy Crawford.

Megjithatë, ndaj nishaneve duhet treguar kujdes të shtuar, për faktin se ato mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tonë.

Dermatologja, Artizana Dushi, për klankosova.tv ka treguar në hollësi se a duhen hequr nishanet, dhe çfarë duhet të kemi parasysh në raste të tilla.

Ajo bën të ditur se shumica e nishaneve janë rritje beninje për të cilat nuk duhet të brengosemi, por nëse ndonjë nishan lëndohet, irritohet apo gjakderdhë, duhet të lajmërohemi me urgjencë tek dermatologu.

“Nishanet duhen hequr në rast se për këtë kemi indikacion. Preferohet të hiqen gjatë stinës së dimrit nëse na lejon gjendja e tyre”.

“Ato të cilat hiqen për shkaqe estetike kryesisht kanë madhësi të vogël, dhe nëse në ekzaminim me dermatoskop konkludohet se nuk paraqesin rrezik, mund të hiqen me laser. Ndërsa nevuset që janë të dyshimta, duhet gjithsesi të hiqen në mënyrë kirurgjikale dhe të bëhet histopatologjia e tyre”.

“Heqja e nishaneve duhet të bëhet nga ana e kirurgut plastik, kirurgut maksillofacial, apo dermatokirurgut”, deklaroi doktoresha Dushi.

Ajo po ashtu bëri të ditur se nishanet një herë në vit duhet të kontrollohen nga ana e dermatologut me anë të dermatoskopit. Po ashtu, vetkontrolli i tyre në shtëpi duhet te jetë i obliguar. Ndërsa personave që kanë histori të sëmundjeve malinje të lëkurës, atyre me lëkurë më të bardhë si dhe personave me numër më të madh të nishaneve, u rekomandohet vizitë më e shpeshtë.

“Nëse vërejmë se një nishan ka ndërruar formë, madhësi, ngjyrë apo ka pësuar ndonjë lëndim mekanik, atëherë me urgjencë duhet të bëhet kontrolli nga ana e dermatologut, dhe më këtë rast bëhet edhe kontrolli komplet i lëkurës së trupit dhe fytyrës”.

Sipas dermatologes së klinikës Derma Line në Prishtinë, një ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve malinje të lëkurës është ekspozimi ndër vite ndaj rrezatimit diellor dhe djegiet nga dielli në fëmijërinë e hershme.

Sipas saj, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të lëkurës rritet me kalimin e moshës, dhe atë më shpesh tek gjinia mashkullore me 72,3% sesa tek gjinia femërore me 58,0%.

“Kujdesi dhe mirëmbajtja e lëkurës është një ndër faktorët kyç për parandalimin e sëmundjeve të lëkurës. Ajo duhet të ketë higjienën e duhur dhe hidratimin adekuat konform tipit të saj”.

“Mbrojtja ndaj rrezeve të diellit UV duhet të bëhet me anë të vendosjes se kremrave me faktor mbrojtës të lartë gjatë gjithë vitit, sidomos në sipërfaqet e fotoekspozuara”.

“Gjatë stinës së verës duhet te shmanget ekspozimi ne diell nga ora 10:00 deri ne ora 16:00. Vendosja e kapelave si dhe rrobave të holla të pambukta me mëngë të gjata na jep një mbrojtje më të sigurt. Syzet e diellit po ashtu na mbrojnë nga rrezet e dëmshme UV”, përfundoi dermatologja, Artizana Dushi.

The post Doni t’i hiqni nishanet? Ja ç’thotë mjekja e lëkurës! appeared first on Klan Kosova.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Maqedoni15 minutes ago

Aksion i përbashkët i FBI-së dhe MPB-së: 20-vjeçari nga Reçica e Madhe dyshohet për krime kibernetike

Shqipëri45 minutes ago

“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë: Të zgjasim dorën për dialog! Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?

Lajme2 hours ago

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

Shqipëri3 hours ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme4 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri6 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme7 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri9 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme10 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni11 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri11 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë12 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

NA NDIQ NË FACEBOOK