Connect with us

Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, një pikë kyçe në debatin e BE-së për Ballkanin

Published

on

Ministrat e jashtëm të BE do të zhvillojnë një debat strategjik të njoftuar prej kohësh mbi Ballkanin Perëndimor në një takim në 10 maj, ka konfirmuar Këshilli i BE. Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës do të jetë një nga pikat kryesore të këtij debati.

Debati mbi Ballkanin Perëndimor do të përqëndrohet në qasjen gjeopolitike të BE ndaj rajonit, në vend të hapave në vetë procesin e pranimit, sipas Këshillit të BE.

Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë evropiane. Ne do të merremi me politikën e jashtme këtu,” shpjegon zyrtari i BE.

Para takimit të hënën, Këshilli i BE theksoi se ministrat do të dëgjonin raportin e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajcak dhe se çështja e dialogut do të ishte një nga “pikat kryesore” të debat strategjik mbi Ballkanin Perëndimor.

Ndikimi i vendeve të treta

Në të njëjtën kohë, do të diskutohet ndikimi i vendeve të treta në rajon.

Eshtë e qartë se situata ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit kur bëhet fjalë për ndikimin e palëve të treta në vendet e Ballkanit Perëndimor. BE nuk pretendon të ketë një prani ekskluzive në rajon, por është e rëndësishme që Unioni të jetë i pranishëm dhe të jetë një lojtar kryesor,” tha zyrtari i BE.

Ai shton se ka “shqetësim në BE në lidhje me zhgënjimin në rritje në Ballkanin Perëndimor” të shkaktuar nga ngërçi në procesin e zgjerimit dhe thekson se BE duhet të marrë në konsideratë se si të rimarrë “ndikimin e humbur në rajon”.

Brukseli shprehet se interesi strategjik i BE është të jetë “më i pranishëm” në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në dukje se stabiliteti i rajonit do të thotë stabilitet i të gjithë Evropës.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com