Sport
Deschamps: Grumbullimi i Benzemasë? Nuk jam Santa Claus!


Karim Benzema mbetet një çështje kryesore në Francë vetëm disa ditë pasi Deschamps shpalli listën për Kampionatin Europian. Trajneri i “Gjelave”, i intervistuar nga “Kicker” dhe i ka bërë gjërat përsëri të qarta: “Unë nuk jam Santa Claus”. Përkundër faktit se kësaj herë UEFA lejon të thërriten 26 lojtarë në vend të 23, siç ishte zakon në të kaluarën në këto turne,
“Nuk jam Santa Claus, nuk jam këtu për të njoftuar surpriza. Po e rafinoj listën pak nga pak, kam lojtarë si Tolisso tek Bayerni, që janë ende duke u rikuperuar dhe ende nuk i kam të gjitha informacionet për gjendjen e tyre. Lista ime do të shpallet më 18 maj, por do të ketë ndeshje edhe pas këtij turneu,” – u përgjigj Deschamps kur u pyet për mundësinë e rikthimit të Benzemasë.
“Duhet të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë, sepse, fatkeqësisht, nuk mund të shmangim të papriturën. E vetmja listë që ka rëndësi është ajo që ne i dërgojmë UEFA-s më 1 qershor në mesnatë”.
Për Benzema mosgumbullimi në Kombëtare mbetet makth, pavarësisht sezonit të shkëlqyer që ka kaluar te Real Madridit. Gjatë sezonit aktual ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë 8 pasime për gol, qenë lojtari më vendimtar i “Los Blancos”. Me performancat e tij ka provuar se e meriton grumbullimin në përfaqësuese, por “Blutë” vazhdojnë ta mbajnë larg …






















