Lajme
Deputeti i BDI-së, Bajram Kadria: Nuk jam punësuar si maqedonas!

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Kadria për të cilin u tha se në vitin 2020 është punësuar si maqedonas e ka demantuar lajmin dhe ka thënë të “vërtetën e tij”.
Kadria nëpërmes “Facebook”, ka reaguar duke thënë se këtë reagim për të treguar të vërtetën u’a ka borxh të gjithë bashkëluftëtarëve, atyre që e njohin po edhe atyre që se njohin.
Në shkrimin e tij në “Facebook”, Kadria ka sulmuar Aleancën për Shqiptarët dhe ka publikuar disa dokumente të cilat sipas tij janë origjinali.
Disa media publikuan një dokument se si deputeti i BDI-së, Bajram Kadria, gjatë vitit 2020 ishte deklaruar maqedonas, që të zejë një vend pune ne Galerinë e Arteve.

















