Connect with us

Lajme

Dënimi i Adriatik Llallës/Ky është reagimi i ambasadores amerikane

Publikuar

Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.Gjithashtu atij i hiqet e drejta për 5 vjet nga ushtrimi i posteve publike.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila, përmes një shënimi në Tëitter shprehet se kjo vendimmarje tregon se “askush, pavarësisht sa i fuqishëm, nuk është mbi ligjin”.

“Mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur GJITHA janë të barabartë para ligjit, të GJITHA kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim./tch

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK