SKENA
Dalin pamjet/ Çka i bashkoi sot Bora Zemanin me ish-partnerin e saj?

Dyshja sot kanë kaluar kohë së bashku.
Dhe, arsyeja e këtij takimi natyrisht se është djali i tyre, Arbori, shkruan lajmi.net.
Djali i ish-çiftit ka festuar sot pasi ka përfunduar klasën e parë dhe moderatorja, Bora Zemani i ka bërë një dedikim emocionues.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka ndarë imazhe nga festa derisa i pranishëm ishte edhe Vin Veli, ish-partneri i moderatores dhe njëherësh edhe babai i djalit të saj.
“Festa e Abetares. Sa shpejt u rrite o Arbor! Per cdo gje te re tenden mendoj kjo eshte dita me e bukur e jetës. Edhe sot e mendova…te pakten per gjysmen e festes qe arrita te qetesohesha se ne fillim cdo gje ishte turbull nga lotet dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi per ty Arbor! I vogli im, i madh sa bota, te dua pafund! Mezi pres ditet e tjera me te bukura te jetes qe mi dhuron vetem ti!”, ka shkruar Bora Zemani.
Rikujtojmë se, Bora Zemani është ndarë nga i dashuri i saj, aktori Donald Veshaj ndërsa, Vin Veli ka deklaruar se është në lidhje dashurie prej dy vitesh./Lajmi.net/
















