Connect with us

Shëndetësi

COVID-19: Kongo në garë me kohën për të vaksinuar njerëzit (FOTO)

Publikuar

Infermierja Jeanne Dusungu po vaksinon këdo që vjen në çadrën e bardhë Unicef ​​në ambientet e spitalit provincial Kivu të Veriut në Goma kundër COVID-19, por shumë pak prej tyre janë vendas.

“Ka disa zëra të rremë që qarkullojnë, se vaksina është e rreme dhe se do të na bëjë sterile”, tha ajo.

Por në Republikën Demokratike të Kongos, vendi i dytë më i madh në Afrikë dhe gati me madhësinë e Evropës Perëndimore, kjo po konsiderohet si një luftë.

Vetëm 5 mijë njerëz janë vaksinuar nga tërë popullsia prej gati 90 milionë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Dhe në qytetin e Gomës, ku shpërndarja sapo ka filluar pas vonesave të shumta, ka një mungesë shqetësuese.

Do të thotë 1.3 milion doza AstraZeneca, nga 1.7 milion të marra që në fillim të marsit përmes Covax, po rishpërndahen në vendet e tjera afrikane për t’u përdorur para se të skadojnë në fund të qershorit.

The post COVID-19: Kongo në garë me kohën për të vaksinuar njerëzit (FOTO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK