Connect with us

Lajme

Çairi me dy emra të fuqishëm, koalicioni pritet të vendos mes Zudi Kokës dhe Bekim Sali

Publikuar

Nëse komuna e Çairit i takon Alternativës për të propozuar kandidat për zgjedhjet lokale, ai do të ishte Bekim Sali, tha mbrëmë në ClickPlus Skender Rexhepi nga Alternativa.

“Unë mendoj se kur të ulen komisionet duhet të kenë për bazë, e para kandidatin, e dyta fuqia politike në vend dhe e treta balancimi i fuqive politike të koalicionit në rajone zonale, këto tre elemente duhet të jenë shumë të rëndësishme. Nëse kjo arrihet, që besoj se arrihet, po flas në bazë të intencës sime, Çairi do t’i takojë Alternativës”, u shpreh Rexhepi

Emri i Bekim Sali dallon, u shpreh Zejdi, duke shtuar se nuk dëshiron ta nënvlerësojë emrin tjetër potencial që përflitet për kandidat, kryetarin e degës së Çairit të Aleancës për Shqiptarët, Zudi Koka.

Nga ana tjetër, nëse në Alternativë hapur e shprehin emrin e kandidatit të tyre të mundshëm, partneri i tyre i koalicionit, Aleanca për Shqiptarët nuk konfirmon asgjë. As nëse Bekim Sali është i pranueshëm për ta si emër, gjë për të cilën i pyeti TV21.

 “Në zgjedhjet lokale më të mirët do të jenë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa!” thanë nga ASh.

Sa u përket koalicioneve për zgjedhjet lokale të tetorit, Rexhepi tregoi se në rrethin e parë Aleanca-Alternativa nuk do të bëjë koalicion me subjekte të tjera. Në rrethin e dytë do të shihet interesi i përbashkët për programin zgjedhor, ndonëse edhe për këtë rreth shprehet skeptik për bashkëpunim me, siç tha, një VMRO që nuk ka dalë nga lëkura e “gruevizmit” dhe një LSDM që ka tradhtuar votuesit.

“Unë personalisht nuk shoh mundësi që koalicioni Aleanca dhe Alternativa do të ketë bashkëpunim qoftë me LSDM-në, qoftë me VMRO-në”, deklaroi Rexhepi.  

Ajo që uron ish-sekretari gjeneral i Alternativës, është që të mos bëhen gabime në kuadër të koalicionit Ash-Aaa për zgjedhjet lokale. Shpreh bindje për fitore të gjerë në komunat shqiptare, përfshirë edhe Çairin, për të cilin thotë se asnjëherë nuk ka aspiruar postin e kryetarit./TV21

Maqedoni29 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme36 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni54 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni1 hour ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë1 hour ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme1 hour ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë1 hour ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme3 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni3 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK