SKENA
Bora Zemani i zbulon një sekret Ana Kaurit

Pas përballjes me Fationin, Arjan Konomi ka pyetur Ana Kaurin nëse ka një histori dashurie pas daljes nga Përputhen.
Ana preferoi të mos fliste shumë për jetën e saj private duke thënë se donte që ta mbante larg vëmendjes së mediave.
Kauri u shpreh vetëm se ndihej e plotësuar. “Ndihem e plotësuar. Kur kam dalë jashtë kam qenë e tensionuar por jashtë çdo gjë shërohet”, tha ajo.
Por moderatorja Bora Zemani teksa e pyeste vazhdimisht konkurrenten tregoi se Ana është e lidhur jashtë emisionit./ CNA.al
















