Bota
Bombardimet në Gaza/ Gazetarja shtatzënë, vritet me bashkëshortin dhe dy fëmijët

Reema Saad, me profesion gazetare, 30-vjeçe, e cila ishte në muajin e katër të shtatzënisë, ka mbetur e vdekur gjatë një bombardimi izraelit të mërkurën në mbrëmje.
Bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj gjithashtu humbën jetën me të.
Sipas gazetës, Middle East Eye gazetarja ishte në banesën e saj në periferi të Tal al-Hawa, në jug të qytetit të Gazës, ku rreth orës 01:30 të mëngjesit, ndërtesa u godit nga një tjetër sulm, duke mos i lënë asnjë mundësi asnjë anëtari familjes së saj të shpëtojë.
Pas bombardimeve, ekipet e shpëtimit ndërhynë për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja.
Trupi i Reema u gjet i pajetë, ndërsa burri dhe djali i saj i vogël u dërguan në spital, ku më pas ndërruan jetë.
Reema dhe Zaid janë mes 192 civilëve palestinezë të vrarë që nga fillimi i javës, kur Izraeli filloi bombardimet në Rripin e Gazës.





















