Connect with us

Lajme

Bllokohen disa minatorë në një galeri në Martanesh të Shqipërisë

Publikuar

Disa minatarë janë bllokuar në një galeri miniere në Martanesh.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes ndërsa aksidenti raportohet se ka ndodhur në minierën në fshatin Thekën.

Drejt zonës janë nisur ambulanca nga Bulqiza dhe forca të Policisë.

Një telefonatë që ka mbërritur në spitalin e Bulqizës ka kërkuar ndihmë për minatorët.

“Katër ambulanca dhe policia kanë shkuar drejt minierës. Duhet të paktën dy orë rrugë” raporton Ora News, transmeton KlanKosova.tv.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK