Connect with us

Bota

Beteja e parë mes Londrës dhe Parisit pas Brexit, pse po përplasen Anglia dhe Franca?

Published

on

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka dërguar dy anije të Marinës Mbretërore për të mbrojtur ishullin e Jersey nga një bllokim i mundshëm nga ana e peshkarexhave franceze, si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve për pretendimet, për qasjen post Brexit në ujërat përreth kanalit të La Mansh ndërsa peshkatarët protestojnë për të drejtat e tyre.

Lëvizja vjen pas bisedimeve të një mbrëmjeje më parë mes kryeministrit britanik dhe kreut të ekzekutivit në varësi të kurorës britanike, John Le Fondre, i cili paralajmëroi Downing Street për lëvizjet e peshkarexhave franceze për të nxjerrë jashtë loje portin kryesor të Ishullit.

Qeveria e Jersey ishte zemëruar nga komentet e fundit të ministrit francez për çështjet detare, i cili paralajmëroi se furnizimi me energji elektrike në ishull mund të ndërpritej si ndëshkim për mos lejimin e flotës franceze të peshkimit në këto ujëra. Me një popullsi prej 108,000 banorësh, Jersey importon 95% të energjisë elektrike nga Franca, me gjeneratorë me naftë dhe turbina ere si rezervë, raporton abcnews.al

Ministri i Jashtëm Ian Gorst theksoi se ishulli kishte lëshuar licenca në përputhje me kushtet tregtare të vendosura në epokën pas Brexit. Ishulli shkëmbor ndodhet 23 km larg bregut verior të Francës dhe 140 km në jug të bregdetit të Britanisë.

Ata po protestojnë kundër rregullave të reja të peshkimit – që janë publikuar javën e kaluar nga qeveria e Jersey nën Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit MB-BE (TCA) – të cilat kërkojnë që anijet franceze të tregojnë se kanë një histori peshkimi në ujërat e Jersey. Autoritetet franceze thonë as BE nuk kishte dijeni për “masat e reja teknike”, duke i bërë ato “të pavlefshme”.

Eurodeputetja Stephanie Yon-Courtin, tha se ata ishin “befasuar” nga rregullat e reja të peshkimit. Duke iu referuar kërcënimeve të Francës për të ndërprerë energjinë elektrike në Jersey, ajo tha “këto janë vetëm fjalë që ne nuk jemi gati për luftë”, por shtoi se të gjitha masat hakmarrëse do të hulumtohen, raporton abcnews.

Të Mërkurën në mbrëmje, Kryeministri Boris Johnson premtoi “mbështetjen e tij të palëkundur” për Jersey, ishulli më i madh, i cili është i vendosur 14 milje (22 km) larg Francës dhe tha se çdo bllokim ishte pajustifikueshëm.

Për çfarë bëhet përplasja për peshkimin në Jersey?

Peshkatarët francezë janë ankuar se janë ndaluar të peshkojnë në ujërat britanike për shkak të vështirësive në marrjen e licencave. Sipas një marrëveshje me BE, operatorët francezë të anijeve duhet të tregojnë një histori të peshkimit në atë zonë për të marrë një licencë. Por i është mohuar kërkesa.

Ishulli mund të lëshojë licencat dhe duke filluar nga java e kaluar të gjitha anijet e peshkimit duhet të kenë një licencë për të operuar atje. Të premten, qeveria e Jerseyt dha 41 leje për anijet franceze të peshkimit. Por qeveria franceze pretendoi se lista e anijeve të miratuara kishte disa pika për të cilat ata nuk ishin njoftuar.

Për peshkatarët kjo është një fyerje dhe sigurisht që ata kërkojnë të drejtat e tyre. Peshkatarëve u është kërkuar të vërtetojnë se ata kishin peshkuar në ujërat e ishullit për 10 ditë. Por Don Thompson, nga Shoqata e Peshkatarëve në Jersey, tha se ekuipazhet franceze duhet të respektonin rregullat e reja.

Jersey importon 95% të energjisë elektrike nga Franca, me gjeneratorë me naftë dhe turbina ere si rezervë. HMS Severn dhe HMS Tamar janë të vendosura në Portsmouth. Ata janë 2 anije me gjatësi 90.5 metra, kanë dy armë të mëdha, një armë anti-ajrore me rreze të shkurtër dhe në të ndodhen 45 marinarë dhe deri në 50 marinsa.

Anijet përdoren për mbrojtjen e zonës së peshkimit.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Advertisement


Advertisement

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com