Lajme
Berisha për vendimin e SHBA-së: Pa asnjë bazë konkrete – nuk kanë ekzistuar kurrë akuza ndaj meje

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur të pabazë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shpallur atë dhe familjen e tij “non grata”.
Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se asnjëherë nuk ka pasë ndonjë akuzë ndaj tij për abuzim të fondeve publike apo se ai dhe familja e tij janë të përfshirë në korrupsion.
“Gjatë 30 vjetëve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuze në adresën time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni”.
“Shtoj gjithashtu se gjatë të gjitha viteve të mia në pushtet, por dhe deri më sot, familjaret e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër”.
“Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar atë pa asnjë bazë konkrete, ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që administrata e juaj, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjarët e mi”, ka shkruar Berisha.
.


















