Connect with us

Lajme

Berisha akuzoi Ramën për vendimin e SHBA, gazetari shqiptar në Miçigan zbulon kush e përpilon raportin

Publikuar

më

Eduart Aliko, gazetari shqiptar në SHBA, ka komentuar vendimin për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH. Aliko u shpreh se vendimi është ngritur mbi fakte të cilat misionet inteligjente amerikane i mbledhin në vende të ndryshme të botës.

Si pjesë e këtyre shërbimeve inteligjente Aliko përmendi misionet e inteligjencës por edhe ambasadat të cilat përpilojnë raporte dhe më pas ia kalojnë informacionin Departamentit Amerikan të Shtetit. Padinë e Berishës ndaj sekretarit Blinken, gazetari e komentoi si të nxituar pasi u përshpejtua kalimi nga një akuzë politike në një akuzë juridike, ndërkohë që sipas tij ish-kryeministri duhet të kishte paraqitur publikimin e provave nga DASh.

Komenti e Alikos:

“Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raporte nga grupet faktmbledhëse në të gjitha vendet e botës. Kjo ushtrohet nëpërmjet misioneve të caktuara inteligjente por edhe nëpërmjet ambasadave. Zakonisht këto janë fakte që mblidhen në mënyrë inteligjente nga këto misione. Nuk ma merr mendja që këto fakte kthehen në fakte juridike.

Ka shumë të panjohura dhe me sa duket palët do të përballen pasi zoti Berisha ka paditur zotin Blinken si sekretar, por në fakt akuza qëndron për të gjithë zinxhirin diplomatik duke filluar nga ambasada dhe deri tek Sekretari i Shtetit Blinken.

Mendoj që zoti Berisha nuk duhet të ngutej për të shkuar në një përballje ligjore. Akuza dukej se ishte politike dhe për tu shndërruar në juridike mund të bëhej nga ShBA-të dhe nga zoti Berisha. Mund të bëheshin hapa më të ngadaltë dhe me të sigurt nga Berisha.

Kërkesa fillestare për të kërkuar fakte ishte e drejtë dhe ai duhet të priste faktet deri sa të bëheshin publike nga DASh. Berisha ka qenë lideri më pro-amerikan në Ballkan dhe ky vendim do të shoqërohet me veprime anësore”, tha Aliko.

.

Maqedoni30 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri60 minutes ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni3 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri6 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme7 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni8 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri8 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK