Lajme
Bekteshi: Prioritet kemi Strategjinë për sipërmarrësi të grave

Promovimi i sipërmarrësisë së grave, rrjetëzimi dhe përfaqësimi është një nga prioritetet e Strategjisë për sipërmarrësi të grave të Ministrisë së Ekonomisë deri në vitin 2023.
Në kuadër të masës – Mbështetja financiare për gra sipërmarrëse nga Programi për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi nëntë vite me radhë Ministria e Ekonomisë ka mbështetur gjithsej 152 kompani në pronësi dhe të drejtuara nga gratë me gjithsej 14,1 milionë denarë.
Nevojitet të zhvillohen dhe mbështeten shoqatat që punojnë në fushën e sipërmarrësisë së grave dhe me këtë rast të vendoset proces i përfaqësimit të interesave të tyre ndaj sektorit publik.Ky është qëllimi ynë kryesor si Ministri e Ekonomisë. E përshëndes iniciativën për krijimin e një Platforme Kombëtare për Sipërmarrjen e Grave.
Kjo do të kontribuojë në zhvillimin dhe mbështetjen më të madhe të shoqatave që punojnë në fushën e sipërmarrjes së grave.


















