Connect with us

Religjion

Bëhu vetëvetja dhe do jesh i veçantë

Publikuar

Thuhet se sorra shikonte pëllumbin duke ecur, kështu që ecja e saj i dukej e hijshme dhe dinjitoze.

Ajo mendonte për ecjen e vetë dhe e krahasoi atë me të pëllumbit, duke parë se ishin shumë të ndryshëm.

Ajo u përpoq të imitonte ecjen e tij, ushtroi për një kohë të gjatë dhe u përpoq të zotëronte mënyrën e ecjes së pëllumbit, por nuk arriti.

E dëshpëruar për dështimin e saj, sorra vendosi të kthehej në mënyrën e saj të vjetër të ecjes, por e kuptoi se e kishte harruar.

Ajo e kuptoi se kishte humbur identitetin e saj, nuk dinte më të sillej si një sorrë, as që u bë pëllumb.

Kjo është ajo që u ndodh të gjithë atyre që e lënë identitetin e tyre nga admirimi për diçka që nuk janë dhe nuk mund të jenë.

Prandaj, si të jeni vetëvetja, do të jeni të veçantë dhe të shkëlqyeshëm.

Basri Iljazi

NA NDIQ NË FACEBOOK