Connect with us

Lajme

BE diskuton sot për negociatat e Shqipërisë

Publikuar

Negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian diskutohen sot në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të bllokut. Në përgjithësi krerët e diplomacisë së 27 vendeve anëtare do të diskojnë angazhimin e tyre me partnerët në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do t’ua paraqesë ministrave një dokument strategjik, ku shprehet qëllimi i qartë i hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Synimi i Komisionit është thirrja e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë në muajin Qershor, pas vlerësimit pozitiv që vendi mori për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit. Pritet të merret një vendim edhe për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut pasi kjo e fundit vazhdon të ketë mosmarrëveshje me Bullgarinë për çështjet historike.

Vendimi përfundimtar për negociatat i takon Këshillit Europian./klannews

.

NA NDIQ NË FACEBOOK