Connect with us

Lajme

Baton Haxhiu: Edhe Ilir Meta mund të futet në listën e zezë të SHBA-së

Publikuar

më

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha ishte sot temë kryesore në mediat e vendit.

Analisti Baton Haxhiu thekson se krahas Berishës nuk përjashtohet mundësia që SHBA të godasë edhe Presidentin e vendit, Ilir Metën.

Ai thotë se kjo gjë mund të ndodhë më vonë, nisur edhe nga fakti se Meta ka pasur një përplasje publike me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

“Nuk them se z. Meta do ta pësojë menjëherë, për arsye se nga përvoja e gjuhës që përmend DASH ndodhin më vonë. Goditjet vdekjeprurëse politike ndodhin më vonë për shkak të konfliktin që ka pasur Meta me ambasadoren. Ai ka hyrë në një valle të rëndë me shtetin më të fortë në botë, por goditjen nuk do ta ketë menjëherë”, tha ai.

Më tej Haxhiu përmend edhe një fakt tjetër, kur shprehet se z. Meta mund të goditet për faktin se ka qenë një ndër zërat kryesorë, që ka kundërshtuar modelin e reformës në drejtësi.

“Ka qenë refuzues kryesor i reformës në drejtësi. Për faktin se ka qenë refuzues, Ilir Meta do ta pësojë të njëjtën gjë që pësoi doktor Berisha nuk e di kur, por do të jetë mjaftueshëm që do goditet politikisht, por ndoshta do të goditet më shumë se z. Berisha. Së shpejti në Shqipëri do lindin parti të reja politike”, theksoi Haxhiu.

Analisti Andi Bushati shprehet se vendimi i DASH-it është një shantazh i pastër për Berishën dhe Metën, pasi në pikëpamjen e tyre, ata mund të çonin në radikalizimin e opozitës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ky është një shantazh i pastër për faktorët që mund të radikalizojnë opozitën. Kemi një opozitë të qullët, ku të gjithë besojnë se mund ta radikalizojnë Berisha dhe Meta. Goditja amerikane, e pasur ne sirtar prej kohësh dhe e nxjerrë tani të thotë t’i pranojmë Edi Ramës manipulimin e zgjedhjes, blerjen e votës dhe si arrihet kjo? Kjo arrihet përmes opozitës së dobët dhe shantazhuar njerëzit që mund ta radikalizojnë atë si Meta dhe Berisha”, tha ai.

.

Shqipëri20 minutes ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme2 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni3 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri3 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme4 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni6 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri6 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme7 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni8 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri9 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme10 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni11 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK