Connect with us

Lajme

Banori i Sllupçanit: Unë jam në BDI nga viti 2001, por vetëm për zgjedhje vijnë (VIDEO)

Publikuar

20 vjet nga fillimi i luftimeve në Komunën e Likovës. Për homazhe tek varrezat e dëshmorëve, pas shumë viteve erdhi edhe kreu i integristëve Ali Ahmeti. Ai tha se është arritur shumë dhe se ëndrrat e dëshmorëve do t’i bëjë realitet.

Por pavarësisht kësaj, banorët shprehen të zhgënjyer me gjendjen e pasluftës. Ata thonë se dy dekada BDI-ja si parti e dalë nga konflikti i armatosur, përkundër premtimeve, nuk ka zgjidhur çështjen më të ndjeshme të ushtarëve, atë të statusit, por edhe kërkesat elementare për jetë më të mirë. Thonë se në mungesë të perspektivës shumë të rinj po braktisin vendlindjen.

Për dallim nga mos zgjidhja e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, Ligji për Branitellat, u miratua një vit pas përfundimit të luftës. I njëjti garanton shumë të drejta branitellave dhe familjarëve të tyre në të gjitha fushat, shëndetësi, arsim, punësim e pensione./ALSAT

NA NDIQ NË FACEBOOK