Connect with us

Lajme

Artan Hoxha demaskon OFL-në: A e dini për kë bëri fushatë Altin Hajri nga arratia

Published

on

Gazetari Artan Hoxha, përmes një shkrimi në facebook, hodhi akuza të forta mbi punën e OFL-së dhe vënien e saj në funksion të fushatës së mazhorancës qeveritare.

Për demaskimin e strukturës së OFL-së, Hoxha merr si referencë sekuestrimin e kompleksit luksoz ‘Golden’ në pronësi të familjes Hajri, vend ku u pa për herë të fundit Jan prenga përpara zhdukjes së tij.

Hoxha shprehet se rezorti luksoz i është kthyer pronarëve për shkak se këta të fundit arritën të provonin ndërtimin e tij me të ardhura të pastra dhe të deklaruara.

Pra sipas gazetarit OFL u krijua thjesht për të qenë në rregull me ndërkombëtarët dhe jo për të patur efekt thelbësor në luftën kundër krimit.

Hoxha në fund të postimit të tij shkruan se tashmë dihet për kë ka bërë fushatë këtë vit Altin Hajri, duke nënkuptuar se ai është pranë mazhorancës socialiste, ndryshe nga fushata e 2017-ës ku thekson se u rreshtua përkrahë LSI-së.

Postimi i plotë: Artan Hoxha: Fundi “i lumtur” i nje perralle me OFL!!!

E mbani mend OFL(Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!

E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me buje nga qeveria Rama?!

E dini ku i shfaq per here të pare ajo policia bjonde me syze dielli të erreta?!!

E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!!

Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!!

E pra gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.

Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake neës i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.

Epo tani bejini naften OFL-se, se nuk i duhet me askujt…

Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme…

Kot sa për kuriozitet, po ju bej nje pyetje, të fundit.

A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se. vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes, së Jan Prenges???!!!

Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje tua them une….

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com