Connect with us

Lajme

Arrestohet shoferi i Kryetarit të Komunës së Dibrës

Publikuar

Një objekt hotelierik në Dibër është mbyllur me plombë, ndërsa pronari është privuar nga liria pasi gjatë kontrollit që ishte bërë mbrëmë ishte konstatuar se nuk janë respektuar vendimet për rekomandimet parandaluese, masat dhe protokollet kohore për veprim dhe mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektuese Kovid-19, përcjell in7 nga Agjencia Mediatike Informative.

Siç mëson in7, pronari i arrestuar i lokalit në Dibër është K.Ramku, shofer i Kryetarit të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

“Më 15.05.2021 në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 24:00, nga ana e nëpunësve të policisë nga zyra e jashtme për Punë Kriminalistike dhe Stacioni Policor në Dibër, në bashkëveprim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Strugë është bërë kontroll në objekte hotelierike në Dibër. Gjatë kontrollit është konstatuar se në një objekt hotelierik i locuar në rr.’8 Shtatori’, pronë e K.R. (23) nga Dibra nuk ishin respektuar vendimet për rekomandimet parandaluese, masat dhe protokollet kohore për veprim dhe mbrojtje të popullatës nga sëmundja ngjitëse kovid-19”, informojnë sot nga MPB.

Nga atje shtojnë se për rastin është njoftuar prokurori publik nga PTHP Dibër dhe pas dokumentimit të tij do të ngritet padi adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

I arrestuari, është edhe në lidhje familjare me kreun e Dibrës, me të cilin nuk arritëm të kontaktojmë dhe të marrim qëndrim rreth rastit./in7.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK