SKENA
Arjoni thumbon Ana Lleshin për këngën e saj, e krahason me këtë këngëtar të njohur

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, vetëm pak ditë më parë publikoi projektin e saj të parë në muzikë. “Deal” është titulli i këngës dhe në videoklip ka edhe Atdhe Xharavina.
Kënga e saj nuk është pritur edhe aq mirë nga shqiptarët, ku shumë i kanë vënë në dukje Anës faktin që nuk ka talent për të kënduar.Komentet ishin nga më të ndryshme, ndërsa thumbat në publik nuk i ka kursyer as konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loçi dhe as producenti Elgit Doda.
Por edhe një tjetër ish-konkurrent i reality show-t ka vendosur që të reagojë në lidhje me këngën e Lleshit. Është pikërisht fjala për Arjon Lulin, i cili i ka habitur fansat teksa ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet duke kërcyer Azis, por në sfond është kënga e Anës.
Me këtë postim, Arjoni lë të kuptohet se mosmarrëveshjet e së shkuarës nuk janë rregulluar akoma mes dyshes.
Ndërkohë kujtojmë se ai publikoi në muajin dhjetor “bombën” e tij, duke treguar se kishte një lidhje jashtë emisionit me konkurrenten asokohe, Ana Lleshin.
Kjo e fundit i mohoi kategorikisht këto fjalë, por ishte Arjoni ai që publikoi fakte, ndërsa fotoja e tyre në shtrat bëri xhiron e rrjetit.
















