Connect with us

Shëndetësi

Aktorja e famshme jep këshilla se si ta menaxhoni diabetin

Publikuar

Aktorja e famshme Halle Berry ka bërë të ditur se ka 30 vjet që mbanë dietën e quajtur “Keto”, që kur u diagonstikua me diabet në moshën 22 vjeçare.

Duke folur për momentin që ndryshoi jetën, Berry thotë se “Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Unë kisha për të rindryshuar mënyrën se si kam jetuar jetën time dhe e kam mbajtur atë me mua që nga ajo kohë. Për shkak se jam diabetike, ushqimi ka qenë një pjesë e madhe e jetës time dhe për gati 30 vitet e fundit unë kam ndjekur stilin e jetës ketogjene”.

“Të qenurit diabetike pjesën më të madhe të jetës sime, pjesën e të ushqyerit e kam marrë shumë seriozisht. Për shumë vite kam praktikuar dietën Keto. Fjalën “diet” e urrej, mirëpo, unë tashmë e kam bërë stil jetese dhe i inkurajoj të gjithë ta bëjnë këtë” ka thënë Berry në rrjetin social Instagram, transmeton Klankosova.tv

Aktorja mes tjerash ka dhënë edhe sqarime se çfarë është dieta “Keto” për të gjithë ata që nuk e dinë.

“Keto është më thjeshtë një program ushqimor që unë e zbatoj dhe që djeg karbohidratet shumë shpejt, madje theksoi se kjo dietë ka ndikuar në ngadalësimin e procesit të plakjes”.

“Të mirat e kësaj diete janë se ndihmon në rritjen e apetit , humbjen e peshës në pjesë të ndryshme të trupit p.sh tek beli për nënat që sapo kanë lindur, më shumë energji dhe mentalisht tw jep më shumë përqendrim”.

Mirëpo benefitet e kësaj diete nga disa ekspertë janë vënë në dyshim pasi që aktori i njohur, Mishti Mukherjee, ndërroi jetë në vitin 2020 nga një komplikim në veshkë e që dyshohet se njëra ndër shkaqet ishte dieta “Keto”.

The post Aktorja e famshme jep këshilla se si ta menaxhoni diabetin appeared first on Klan Kosova.